Lexoni edhe:
Identifikohet personi që e kërcënoi Dritan Abazoviqin, po kërkohet nga Interpoli
imane, Tatarstan, pasi ai u përpoq t’ia vinte flakën një stacioni policor dhe theri me thikë një zyrtar policor.
Komisioni Hetues i Rusisë, i cili merret me krime më të rënda, tha përmes një deklarate se është duke e trajtuar incidentin si akt terrorist në tentativë dhe ka hapur një rast kriminal, shkruan Reuters. Në deklaratën e këtij komisioni thuhet se adoleshenti u mundua t’ia vë flakën një stacioni policor në qytezën Kukmor përmes koktejit të Molotovit dhe theri së paku tri herë një zyrtar policor gjatë përpjekjes për arrestimin e tij.
Identifikohet personi që e kërcënoi Dritan Abazoviqin, po kërkohet nga InterpoliLexoni edhe:
Theksohet se një polic tjetër ka shtënë në ajër në shenjë paralajmërimi para se të detyrohej ta qëllonte të riun. Njoftohet se adoleshenti vdiq në vendin e ngjarjes para se aty të arrinin mjekët.
Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i sulmuesit për ta kryer këtë akt. Identiteti i tij nuk është publikuar.
(Kosova Sot Online )