104-vjeçarja merr me qira një helikopter për ta vizituar familjen

  • S.A /
  • 30 October 2020 - 08:45
104-vjeçarja merr me qira një helikopter për ta vizituar familjen

Margarethe Hansen 104-vjeçare, që jeton në një shtëpi të pleqve në Danimarkë afro 174 kilometra larg të birit të saj 82-vjeçar dhe nipërve, vendosi të marrë një helikopter me qira për t’i vizituar ata, shkruan agjencia AP.

Kjo pasi Hansen nuk mund të qëndrojë ulur në një veturë për një periudhë të gjatë kohore.

“Mendova se është mënyra më e shpejt për të arritur atje. Nuk e di se sa kushton, por ia vlejti ato para”, tha Hansen për televizionin danez “TV2”.

Një nip e mori Hansenin të martën nga shtëpia e pleqve në ishullin Funen dhe e çoi te një fushë në afërsi ku priste helikopteri privat. Helikopteri e mori gjyshen, ndërsa në helikopter ishte edhe një infermiere.

Fluturimi për në Stoevring në veri të Danimarkës, zakonisht zgjatë një orë. Hansen i pa familjarët në shtëpinë e re nga qielli, më pas u ul helikopteri dhe u përshëndet me ta, para se të kthehet sërish në shtëpinë e pleqve në të njëjtën ditë.

“Fluturimi i parë ishte i jashtëzakonshëm”, ka thënë Hansen.

(Kosova sot Online )