Jashari në Komisionin Hetimor për Privatizimet: Largimi u uzurpatorëve nuk do të ndodhte pa mbështetjen e Kadri Veselit

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 16:28
Jashari në Komisionin Hetimor për Privatizimet: Largimi u uzurpatorëve nuk do të ndodhte pa mbështetjen e Kadri Veselit

Zëvendësdrejtori menaxhues i AKP-së, Avni Jashari, ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor për Privatizimet.

Ai ka folur për procesin e privatizimeve dhe i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Gjatë dëshmisë së tij, Jashari ka thënë se me iniciativën dhe mbështetjen e ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, është bërë largimi i uzurpatorëve nga pronat shoqërore dhe publikimi i emrave të tyre.

Komisioni Hetimor për Privatizimet, i themeluar me iniciativën e Grupit Parlamentar të PDK-së ka intesifikuar punën me dëshmitarë.

Ky komision pritet të marr në pyetje dhjetëra dëshmitarë dhe personalitete në lidhje me procesin e privatizimeve në Kosovë.

(Kosova Sot Online)