Parashikimi i frikshëm i ministrit turk: Presim tërmet deri në 7.5 ballë

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 23:21
Parashikimi i frikshëm i ministrit turk: Presim tërmet deri në 7.5 ballë

Teksa Turqia po përjeton pasojat e tërmetit 7 ballë që goditi vendin pak minuta më parë, rikujtojmë parashikimin e frikshëm që bëri pak muaj më parë ministri turk i brendshëm Suleyman Soylu.

Pas tërmetit të janarit në zonën e Elazig, gjatë një interviste për “CNN turk”, Sulejman Sojlu bëri parashikimin për goditjen e radhës.

“Ne po punojmë seriozisht në skenarin e një tërmeti të pritshëm të mundshëm me madhësi 7.5”, tha Soylu në një transmetim të drejtpërdrejtë të “CNN Turk”

Soylu vuri në dukje se Ministria e Brendshme ka formuar 28 grupe pune për të vlerësuar planet për pasojat e një tërmeti të mundshëm në Stamboll.

“Ky është një studim kompleks i gjithçkaje, sesi të mbrojmë thesaret në Pallatin Topkapë, për nevojat e qytetarëve tanë në epiqendrat e tërmetit,” do të shtonte Soylu.

Turqia ka qenë dëshmitare e një tërmeti me madhësi 7.6 ballë në qytetin perëndimor të Kocaeli më 17 gusht 1999 që vrau më shumë se 17,000 njerëz dhe shkaktoi dëme materiale me vlerë afërsisht 2.5 milionë dollarë.

Ndërkohë gjatë këtij viti Turqia është goditur nga dhjetëra tërmete, më i dëmshmi ai i  Elazig, më 24 janar, me magnitudë 6.7 ballë dhe që la pas 41 të vdekur dhe qindra të plagosur.

(Kosova Sot Online)