49 viktima dhe mbi 896 të plagosur nga tërmeti në Turqi

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 09:10
49 viktima dhe mbi 896 të plagosur nga tërmeti në Turqi

Situata në Izmir pas tërmetit me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter që preku vendin dy ditë më parë sa vjen dhe rëndohet.

Bilanci i viktimave ka shkuar në 49 ndërkohë që numërohen mbi 896 të plagosur.

Rreth 300 prej tyre janë po marrin trajtim në spitale, ndërkohë që shumica kanë pësuar vetëm goditje të lehta.

Në një konferencë për median ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum ditën e djeshme tha se deri tani janë shpëtuar 100 qytetarë nga momenti i tërmetit dhe ende vazhdojnë kërkimet në 9 prej ndërtesave.

Në anën tjetër behët thirrje që në ndërtesat e dëmtuara të mos hyhet pa pasur një vlerësim të tyre.Pas tërmetit, kanë ndodhur më shumë se 35 tronditje të magnitudës më të lartë se 4 ballë dhe gjithsej 484 tronditje.

Ekipet e kërkimit janë të përqendruara tanimë në 8 ndërtesa dhe 6000 persona, nga emergjencat civile apo dhe efektivë të policisë, dhe mbi 20 qenë të stërvitur për kërkime.

(Kosova Sot Online)