Banda politike e lidhur me oligarkët Devolli të përmbyset me protesta të fuqishme qytetare

Banda politike e lidhur me oligarkët Devolli të përmbyset me protesta të fuqishme qytetare
Banda politike e lidhur me oligarkët Devolli të përmbyset me protesta të fuqishme qytetare

Dardan Grapci

  • 01 November 2020 - 09:00

Shkruan: Dardan Grapci
 
Mendoj që e vetmja alternativë për të ju dëshmuar këtyre horrave që janë të ulur në karrige,  që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës janë nën shërbim të mafio-oligarkëve Devolli është ngritja në  Protesta Popullore. Vetëm me protesta popullore dhe të qeta, por nëse është nevojshme edhe të dhunshme, duhet ta ngritim zërin për drejtësi e jo për kriminalitet dhe nepotizëm.

Kuvendi i Kosovës edhe pse është formuar nga votat e popullit, po mendojnë që do të qëndrojnë shumë në ato pozita, apo nga frika se në zgjedhjet e ardhshme s’do të Qeverisin po mundohen që buxhetin e Kosovës dhe krejt dallaveret që i kanë lënë në gjysmë me Devollët ti përfundojnë sa më shpejtë dhe të pasurohen. Nuk është e arsyeshme që vetëm kompania e Devollëve Eurolab të jetë e vetmja kompani për homologim të veturave, kompania QAK e Shkëlqim Devollit dhe Shkëlqim Devolli duhet të fillojnë të jenë transparent dhe tu lejojnë edhe kompanive tjera vendore në Kosovë që ta kenë të drejtën për kontrollimin dhe homologimin  e veturave sipas standardeve të kërkuara nga BE. E jo të shkelen të drejtat e qytetarëve, e sidomos atyre që janë vozitës të veturave me dekada. Partitë politike në vend ose duhet të fillojnë të mendojnë edhe për  popullin ose le të japin dorëheqje nga postet e tyre që i kanë, ndryshe me votat e qytetarëve secili deputet dhe politikan do të dënohet. 
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".