Likaj kërkon të respektohen masat: Asnjë skenar nuk e zëvendëson pjesmarrjen në shkollë

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 09:14
Likaj kërkon të respektohen masat: Asnjë skenar nuk e zëvendëson pjesmarrjen në shkollë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK

Likaj ka shkruar në Facebook se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

“Rastet me COVID-19 po rriten përditë! Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK. Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë)”, ka shkruar Likaj.

(Kosova Sot Online)