Trump e quan të çmendur Bidenin, thotë se po dëshiron ta bllokojë Amerikën për shumë vjet

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 14:48
Trump e quan të çmendur Bidenin, thotë se po dëshiron ta bllokojë Amerikën për shumë vjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka quajtur të çmendur kundërkandidatin e tij demokrat, Joe Biden.

Trump ka shkruar në Twitter se Biden po dëshiron ta bllokojë vendin për shumë vjet.

“Biden dëshiron ta bllokojë vendin tonë, mbase për vite me radhë. I çmendur! Nuk do të ketë asnjë bllokim. Kthimi i madh Amerikan është në zhvillim e sipër!!”, shkroi Trump në Twitter.

Biden një pjesë të madhe të kritikave drejtuar Trump i ka përqëndruar në atë se si ai ka refuzuar që të marrë masa ndaj përhapjes së koronavirusit. Sipas tij, Trump ka rrezikuar shëndetin publik duke qëndruar indiferent ndaj situatës emergjente.

(Kosova Sot Online)