14-vjeçja shpëtohet nga rrënojat 58 orë pas tërmetit në Turqi

  • G.G /
  • 02 nëntor 2020 - 07:24
14-vjeçja shpëtohet nga rrënojat 58 orë pas tërmetit në Turqi

Deri më tani, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kanë shpëtuar 105 njerëz nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Një vajzë 14-vjeçare u shpëtua nga rrënojat 58 orë pasi një tërmet 6.6 ballësh tronditi qytetin turk Izmir në bregun e Detit Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi iu ofrua ndihma e parë, Idil Sirin u dërgua në një spital lokal.

Deri më tani, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kanë shpëtuar 105 njerëz nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

(Kosova Sot Online)