Kryeministi Hoti i kërkon një shteti që s’e njeh Kosovën, t’i lë kosovarët të hyjnë pa viza

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 12:04
Kryeministi Hoti i kërkon një shteti që s’e njeh Kosovën, t’i lë kosovarët të hyjnë pa viza

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Šefik Dëaferovië, të cilit i ka kërkuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Po ashtu kryeministri Hoti thotë se ka shprehur gatishmërinë për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Postimi i tij i plotë:

Sot pata një bisedë shumë të frytshme telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, z. Šefik Dëaferovië.

E falënderova z. Dëaferovië për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që kërkova vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Gjatë kësaj bisede, me mua ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, z. ëerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Rasim Demiri.

(Kosova Sot Online)