Konfirmimi i arritjes së tankeve ruse në Serbi, Krasniqi: Zhvillim alarmant, Serbia po bëhet gati për agresion

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 12:06
Konfirmimi i arritjes së tankeve ruse në Serbi, Krasniqi: Zhvillim alarmant, Serbia po bëhet gati për agresion

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka reaguar pas lajmit që e konfirmoi ministri serb i Mbrojtjes për arritjen e tankeve ruse në Serbi.

Këtë zhvillim, Krasniqi e ka cilësuar si alarmant, teksa shton se Serbia po bëhet gati për agresion.

Postimi i tij i plotë:

ALARMANTE: Konfirmohet mbërritja e tankeve ruse në Serbi. Tanke T-72 do të arrijnë nga Rusia në Serbi, konfirmoi ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq. Donacioni përfshin edhe gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbulimi BRDM-2. Koment: Ky zhvillim është alarmant. Serbia po bëhet gati për agresion. Ama, po ta pyesni Hotin dhe të ngjashmit me të në skenën tonë politike, mund t’u thotë se janë pjesë e procesit të “njohjes reciproke.”

(Kosova Sot Online)