Mbështetësit e Trumpit e ndalën autobusin e fushatës së Bidenit, FBI do ta hetojë ngjarjen

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 13:05
Mbështetësit e Trumpit e ndalën autobusin e fushatës së Bidenit, FBI do ta hetojë ngjarjen

FBI do të hetojë veprimet e mbështetësve të Trump në Teksas që ngacmuan autobusin e fushatës së Joe Biden.

Një zyrtar i demokratëve në Shtetet e Bashkuara e përshkroi incidentin e ndodhur të shtunën si një përpjekje për të ngadalësuar dhe nxjerrë nga rruga autobusin. Mjeti po udhëtonte nga San Antonio për në Austin të Teksasit.

Zyrtari demokrat shtoi se rreth 100 makina rrethuan autobusin duke e ngadalësuar me 30 kilometra në orë në autostradë.

Stafi i fushatës së Biden telefonoi policinë, duke bërë që mjeti të shoqërohej nga forcat e rendit deri në destinacion.

Nga ngjarja nuk pati të lënduar, ndërsa presidenti Trump tha me ironi se mbështetësit e tij po përpiqeshin ta mbronin autobusin e Biden, pasi sipas tij ata janë njerëz të mirë. 

(Kosova Sot Online)