Reagon Trump pas sulmit në Vjenë: Akt i ndyrë i terrorizmit, sulmet kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 09:30
Reagon Trump pas sulmit në Vjenë: Akt i ndyrë i terrorizmit, sulmet kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë ku mbetën të vrarë tre persona, përfshirë këtu edhe sulmuesin, si dhe 15 të tjerë të plagosur.

Trump në Twitter ka thënë se ky sulm është një akt tjetër i ndyrë i terrorizmit në Evropë.

Ai ka thënë se këto sulme kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen.

“SHBA qëndron me Austrinë, Francën dhe të gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve, përfshirë terroristët radikalë islamikë”, ka thënë presidenti amerikan.

Our prayers are with the people of Vienna after yet another vile act of terrorism in Europe. These evil attacks against innocent people must stop. The U.S. stands with Austria, France, and all of Europe in the fight against terrorists, including radical Islamic terrorists.

(Kosova Sot Online)