E konfirmuar: Bastisje po zhvillohen edhe në shtëpinë tjetër të Krasniqit në Negroc të Drenasit

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 10:34
E konfirmuar: Bastisje po zhvillohen edhe në shtëpinë tjetër të Krasniqit në Negroc të Drenasit

Përveç në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, bastisje po kryhen edhe në shtëpinë tjetër të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, në Negroc të Drenasit.

Familjarët e Krasniqt kanë deklaruar se aksioni i EULEX ka nisur në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe sipas tyre ish-kreu i Kuvendit është ndarë në një dhomë të vecantë dhe po merret në pyetje që nga mëngjesi.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka konfirmuar se po kryen bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit dhe në lokacione tjera.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftimin e tyre. 

(Kosova Sot Online)