Tollovi në Klinikën e Syve nuk po respektohen rekomandimet, kërkohet pezullimi i rasteve elektive për të ruajtur stafin

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 12:01
Tollovi në Klinikën e Syve nuk po respektohen rekomandimet, kërkohet pezullimi i rasteve elektive për të ruajtur stafin

Në Klinikën e Syve në QKUK nuk po respektohen masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19.

Oftalmologu Dr. Florim Zejnullahu, i cili vet ka rezultuar pozitive me Covid, ka publikuar një fotografi ku shihen pacientët e grumbulluar duke pritur për shërbime në këtë klinikë.

Ai ka thënë se momentalisht në Klinikën e Syve janë të infektuar dhjetër mjekë dhe infermierë, si rezultat i mosrespektimit të masave për shkak të fluksit të pacientëve.

Zejnullahu ka bërë thirrje që të pezullohen shëbrimet elektive dhe të kalohet vetëm në raste urgjente, për të ruajtur stafin mjekësor.

“Momentalisht në Kliniken e Syve janë të prekur dhjetë mjek dhe inferimer me covid dhe puna po vazhdon normalisht???!!! Kështuqë bëjë thirrje që për të ruajtur stafin dhe shërbimet momentalisht të kalohet strikt me mbyllje dhe në kalimin e punës vetëm për rastet urgjente. Fotografi e përditshmërisë së Klinikës se Syve ku shihet numër i madh i pacientëve dhe mosrespektimi i kriterit bazik të luftës anticovid, mbajtjes së distancës”, ka shkruar Zejnullahu.

(Kosova Sot Online)