Specialja në shtëpinë e Jakup Krasniqit, reagon Kryeministri Hoti

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 13:30
Specialja në shtëpinë e Jakup Krasniqit, reagon Kryeministri Hoti

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi nga zyrtarë të EULEX’it dhe policisë së Kosovës.

Nga Qeveria thonë se janë duke i përcjellur veprimet e EULEX’it.

“Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënëë shembull teë respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinëë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtëë do teë veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
“Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente. Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, thonë nga ekzekutivi.

Ka më shumë se gjashtë orë prej kur ka filluar bastisja në shtëpinë e Krasniqit. Bastisje po kryhen edhe në disa lokacione tjera.

(Kosova Sot Online)