Avokati i njohur kosovar hedh dyshime mbi bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqit: Ka kundërthënie procedurale e logjike

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 07:58
Avokati i njohur kosovar hedh dyshime mbi bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqit: Ka kundërthënie procedurale e logjike

Juristi Dastid Pallaska ka reaguar pas bastisjes që ka kryer EULEX’i dhe Policia e Kosovës për më shumë se 10 orë në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Pallaska në Facebook ka shkruar se qëllimi i bastisjes në procedurë penale është para së gjithash, mbledhja dhe sigurimi i provave.

Rrjedhimisht, ai thotë se bastisja ka kuptim dhe urdhërohet gjatë hetimeve.

Sipas Pallaskës, është e pazakontë të urdhërohet bastisje pas ngritjes së aktakuzës, siç ndodhi me rastin e Krasniqit.

“Kjo kundërthënie procedurale e edhe logjike, që mbetet ende e paadresuar zyrtarisht, jo vetëm që ka rrezik të komprometoj procedurën penale që po zhvillohet por edhe ushqen perceptimin e skeptikëve se në këto raste instrumentet juridike po përdoren edhe për qëllime jo-juridike”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)