Selimi homazhe te varret e vëllezërve Dehari: Do të flas nga Haga, atje më shkon më mirë zani

  • G.g /
  • 05 November 2020 - 08:56
Selimi homazhe te varret e vëllezërve Dehari: Do të flas nga Haga, atje më shkon më mirë zani

Para nisjes për në Hagë, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi bashkë me deputetë tjerë ka bërë sot homazhe para varrit të Astrit Deharit në 4-vjetorin e vdekjes së tij.

Shkurtimisht, Selimi ka folur para gazetarëve, duke thënë se asnjë zhvillim tjetër se mposhtë rëndësinë e kësaj dite.

Selimi tha se për zhvillimet rreth speciales do të flasë nga Haga, duke shtuar se beson se nga atje i shkon zëri më mirë.

“Jemi te varri i Astritit dhe Arbnorit, nuk ka ngjarje tjetër që do të mund ta mposhte këtë ditë. Mos ma merrni si refuzim po do të flas prej atje, besoj prej atje besoj më shkon zani më mirë. Nuk jam unë ai që e di”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në orën 09:00 do të niset për në Hagë.

(Kosova Sot Online)