Shërohen 92 pacientë nga COVID-19, numri i rasteve aktive shkon mbi 5 mijë e 500

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 15:15
Shërohen 92 pacientë nga COVID-19, numri i rasteve aktive shkon mbi 5 mijë e 500

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 janë shënuar gjashtë vdekje.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 661 raste me koronavirus, teksa janë vetëm 92 të shëruar.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 5,565.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565”, njofton IKSHPK.

(Kosova Sot Online)