Ministri Zemaj analizon situatën me Covid, thotë se vendi ndodhet në një situatë shqetësuese

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 15:23
Ministri Zemaj analizon situatën me Covid, thotë se vendi ndodhet në një situatë shqetësuese

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas publikimit të numrit të rasteve me të infektuar nga COVID-19 ka thënë se kjo rritje është shqetësim.

Zemaj përmes një postimit në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kërkohet mobilizm i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës.

Ministri Zemaj tha se me të gjithë do të vazhdojnë ta luftojnë virusin vdekjeprurës.

“Rritja e mëtejme e numrit të rasteve të të infektuarve është shqetësim. Andaj kërkohet mobilizim i të gjithë mekanizmave shtetëror për të qenë në krye të detyrës. Përkushtimi duhet të vazhdoj edhe më tej nga secili, ashtu siç kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë me përkushtim që nga fillimi i Pandemisë vullnetarët në Qendrën e thirrjeve falas pranë IKShPK-së. Është për çdo respekt puna dhe përkushtimi i kësaj ekipe, mjekë dhe absolventë të Fakultetit të Mjekësisë. Nuk do të lodhemi nga angazhimi gjatë pandemisë, edhe më fuqishëm dhe bashkë do të vazhdojmë ta luftojmë virusin vdekjeprurës”, ka thënë Zemaj.

(Kosova Sot Online)