Lexoni edhe:
Mblidhet kryesia e OVL UÇK’së pas aktakuzave
Situata nga Covid -19 shumë shpejtë mund të dal nga kontrolli. Kështu po paralëjmëron mjeku kosovar, njëherësh këshilltar i kryeministrit Hoti, Visar Berisha.
Ai përmes një postimi në facebook, ka paralajmëruar për rrezikun nga Covid 19 me të cilin Kosova mund të ballafaqohet shumë shpejtë.
Mblidhet kryesia e OVL UÇK’së pas aktakuzave Lexoni edhe:
“Jemi afër një rreziku real e të matshëm! Covid-19 po shtrihet dhe kapilarizohet me shpejtësi e cila po e shton veten eksponencialisht. Situata është serioze! Nëse nuk i përmbahemi masave secili prej nesh do ts përfundojmë duke bërë garë për një shtrat në spital”, ka shkruar Berisha.
Berisha ka alarmuar edhe për mungesën e vaksinës.
“Ne nuk jemi askund afër imunizimit te tufës, qe ndonjë medioker mund ta ketë pretenduar. Nuk e kemi as vaksinën. Ne kemi një moshe të re popullate qe është shndërruar ne super shpërndarës te virusit. Te ndalemi për një moment e te reflektojmë; maska është alternativa e vetme, distanca po ashtu. Ikni vizitave familjare dhe ndejave te përbashkëta, nuk është koha tash”, ka shkruar ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Rastet e reja – që përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve brenda një dite në Kosovë që prej fillimit të pandemisë – dalin pas testimit të 1,617 mostrave.
IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe gjashtë pacientë me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 22,206. Prej tyre, 720 pacientë kanë vdekur dhe 15,921 janë shëruar.
Ndërkaq, raste aktive janë 5,565.
(Kosova Sot Online)