Vjosa Osmani largon të dhënat e Thaçit nga faqja e Presidencës

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 18:24
 Vjosa Osmani largon të dhënat e Thaçit nga faqja e Presidencës

Vjosa Osmani sot është emëruar ushtruese e detyrës së Presidentit së Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Me të marrë detyrën, Vjosa Osmani ka vendosur të dhënat e saj në web-faqen e Presidentit të Kosovës, ku deri më sot ishin ato të Presidentit paraprak, Hashim Thaçi.

Pas marrjes së detyrës, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, është deklaruar për herë të parë nga pozita, që Hashim Thaci e lëshoi paradite, për t’u nisur në Hagë.

Osmani thotë se vendi është duke kaluar në një situatë të vështirë, e shton se shteti forcohet nga sfidat që i përballon.

“Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e dhomave të specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore që Kosova i ka pranuar, Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë përpjekjet për shtet ndërtim”, ka thënë Osmani.

“Unë dua t’u shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që u janë përgjigjur ftesave të Dhomave të Specializuara”, ka shtuar ajo.

“Kjo kohë kërkon lidership dhe përgjigje të unifikuar shtetërore”.

“Si ushtruese e detyrës së Presidentit, do të angazhohemi çdo ditë që Kosova të jetë shtet, që ëndrrat e qytetarëve të jetësohen”, ka thënë Vjosa Osmani.

Tutje, ajo ka përmendur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe ka thënë se agresori dhe

“Dua t’ju lusë të qëndrojmë ngushtë me njëri-tjetrin”

“Do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe do të ruajë stabilitetin. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e Kosovës dhe miqtë e saj”.

(Kosova Sot Online)