Në kulmin e pandemisë, mblidhen mbi 60-të anëtarë të OVL’së në një ambient të mbyllur e pa distancë

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 14:49
Në kulmin e pandemisë, mblidhen mbi 60-të anëtarë të OVL’së në një ambient të mbyllur e pa distancë

Këshilli Drejtues i Organizatës së veteranëve është duke mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

Kjo mbledhje vjen një ditë pas arrestimeve të Speciales.

Të njëjtët janë duke vendosur nëse do të protestojnë pas këtyre zhvillimeve.

Ajo që bie në sy është se mbi 60 anëtarë të këtij këshilli janë në një ambient të mbyllur e asnjë nga masat kundër pandemisë nuk po respektohet.

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, dje ka folur për arrestimin Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, e Jakup Krasniqit.

Klinaku ka paralajmëruar se do të ketë protestë të veteranëve, derisa tha se kjo do të vendoset në mbledhjen e këshillit drejtues që po mbahet sot.

https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10158785547802720

(Kosova Sot Online)