Zyrtare Enver Hoxhaj merr drejtimin e PDK’së pas shkuarjes së Kadri Veselit në Hagë

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 15:21
Zyrtare Enver Hoxhaj merr drejtimin e PDK’së pas shkuarjes së Kadri Veselit në Hagë

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se Këshilli Drejtues i partisë ka vendosur që ai të jetë ushtrues detyre i kryetarit të PDK’së.

“Kryesia e partisë ma ka besuar mua detyrën e ushtryesit të detyrës së kryetarit të partisë. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua e për këdo që do të gjendej në pozicionin tim. Një sfidë e cila mund të përballohet vetëm nëse forcojmë solidaritetin dhe unitetin brenda partisë ”, tha ai

Hoxhaj ka thënë se Veseli dhe Thaçi do të dalin faqebardhë nga procesi në Hagë teksa ka bërë thirrje për maturi.

“Konfirmimi I aktakuzës ndaj Kadri Veselit dhe ndaj presidentit Hashim Thaçi flet që Kosova është në një situtatë të rëndë dhe në një proces të vështirë të shtetndërtimit. Unë jam i bindur se ata do të dalin faqebardhë, sepse nuk ka dyshim se lufta e UÇK’së ka qenë luftë e drejtë ndaj një pushtuesi. Të gjithë duhet të tregojnë maturi dhe ta mbrojmë shtetin e Kosovës prandaj nuk duhet të lejojmë të ketë krizë politike dhe institucionale”, ka thënë Hoxhaj.

(Kosova Sot Online)