Hoti mundohet t’ua lehtësoj mbylljen qytetarëve: Do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 16:24
 Hoti mundohet t’ua lehtësoj mbylljen qytetarëve: Do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të reja ndaj COVID-19 duke thënë se ky vikend do të jetë ndryshe nga të tjerët, pasi nuk do të lejohen hyrje-daljet në 7 komuna të Kosovës.

Hoti përmes një postimi në Facebook, tha se numri i rasteve me COVID-19 tashmë ka marrë hov edhe në Kosovë.

“Jemi të detyruar t’i rrisim masat që të parandalojmë përhapjen e mëtejme të virusit. Prandaj, ky vikend do të jetë më ndryshe. Jam i sigurt që të gjithë do të gjejmë forma kreative për ta kaluar këtë vikend me masa të reja, por ju lutem të siguroheni që t’i ndiqni rregullat sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike dhe Komitetit anti COVID”, ka shkruar Hoti.

Në bazë të këtyre rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë, ka propozuar vendimin për ndërmarrjen e masave të mbrojtjes nga pandemia COVID-19 si në vijim:

ë Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej sot nga ora 20:00, deri të hënën në orën 05:00

ë Lejohet veprimtaria e furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

ë Lejohen institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

ë Lejohen shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19.

ë Lejohen operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.

(Kosova Sot Online)