Kërcënoi një vajzë se do t’ia publikonte fotot në rrjete sociale, arrestohet gjakovari

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 11:25
Kërcënoi një vajzë se do t’ia publikonte fotot në rrjete sociale, arrestohet gjakovari

Policia e Kosoëvs ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Gjakovë, meqenëse ka shantazhuar një vajzë se do t’ia publikojë disa fotografi në rrjete sociale.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 06.11.2020-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër kosovare se do t’i publikojë foto në rrjetë sociale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)