Katër organizatorëve të protestës së gastronomëve u shqiptohen gjoba për mosrespektim të masave

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 13:56
Katër organizatorëve të protestës së gastronomëve u shqiptohen gjoba për mosrespektim të masave

Pas protestës së gastronomeve para lokaleve të tyre janë arrestuar 4 organizatorët e protestës, të cilët janë shoqëruar për në stacionin policor.

Organizatorëve do t’ju shqiptohet nga një gjobë për shkak të mosrespektim të ligjit ndaj COVID-19.

Lajmin për express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Janë arrestuar 4 organizatorët e protestës të cilët do t’ju shqipohet nga një gjobë për shkak që nuk i kanë respektuar masat”, tha Krasniqi.

Ndërkohë sot është mbajtur një protestë me lugë dhe tengjere nga gastronomët e Kosovës para lokaleve të tyre. 

(Kosova Sot Online)