Pretendenti për President publikon fjalimin kur kërkonte të mos votohej për Specialen

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 17:48
Pretendenti për President publikon fjalimin kur kërkonte të mos votohej për Specialen

Zyra për media e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë nisur një komunikatë për media në të cilën gjendet qëndrimi i Ramush Haradinaj kundër themelimit të Gjykatës Speciale i thënë në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Ky njoftim i partisë së Haradinajt vjen pasi drejt Hagës kanë udhëtuar, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

“Ne jemi për ligj, ne jemi që t’i shqyrtojmë të gjitha dyshimet, ne nuk  jemi kundër hetimeve që kanë ndodhur e që mund të ndodhin në të ardhmen dhe dojmë me i ballafaqu krejt ata që kanë kry çkado që kanë kry, kundër kujdo qoftë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, por nuk mujmë me vazhdu me qenë monstrum. Duhet me ndodh në Kosovë, me ligje të Kosovës, Qeveria e Kosovës ishte dashtë sot me i nda këto amandamente, me i marrë prapa, me ba një ofertë për bashkësinë ndërkombëtare me thanë urdhëroni, do ta bëjmë në Kosovë gjykatën, dojmë me e ba vetë edhe ndonjë ekspert nëse na sillni, nuk jemi kundër, Gjyqtar, prokuror do t’i bëjmë në bazë të ligjeve, në procedura të rregullta, me shqyrtu krejt. Me i shqyrtu të gjitha krimet e supozuara”, ka thënë Haradinaj gjatë këtij fjalimi, të cilin e ka shpërndarë në Facebook.

Ndër tjerash ai flet edhe për eshtrat e të zhdukurve dhe bën thirrje që kjo gjykatë të mos votohet.

“A e dini që sot e kësaj dite ne shkojmë deri në Merdare me prit eshtna? Rezultat i kësaj, Aleanca nuk e voton këtë Gjykatë. I bëj thirrje deputetëve mos e votoni, nuk duhet me e votu këtë Gjykatë”, thuhet në fjalimin e kreut të AAK-së.

https://www.facebook.com/watch/?v=1062610457494682

(Kosova Sot Online)