Haradinaj e uron Biden për fitoren, e konsideron mik të kahmotshëm

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 21:26
Haradinaj e uron Biden për fitoren, e konsideron mik të kahmotshëm

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas fitores së Joe Biden.

Haradinaj e ka përgëzuar kandidatin demokrat, Joe Biden, për fitimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, teksa ka rikujtuar miqësinë me të. Haradinaj, përmes ‘Facebook’-ut ka shpresuar në forcim të bashkëpunimit ndërmjet palës kosovare dhe asaj amerikane.

“Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu e ka uruar edhe miken në detyrë të Biden, Kamala Harris, për arritjen historike si nënpresidentja e parë grua.

“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër”, ka thënë i pari i AAK’së, duke ia bashkëngjitur postimit një fotografi të vjetër të tijën me fituesin demokrat. 

(Kosova Sot Online)