Krakit nuk i besohet që Peci ka vendosur kod veshjeje për qytetarët

  • A.P /
  • 27 June 2026 - 12:05
Krakit nuk i besohet që Peci ka vendosur kod veshjeje për qytetarët

Kandidati i VV-së për deputet, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me një njoftim të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ku përcaktohet se me cilat veshje ndalohet hyrja në objektin e Komunës.

Kraki ka shprehur dyshimet e tij se mbase lajmi mund të jetë i pasaktë, meqë Komuna s’ka të drejtë të përcaktojë kod veshjeje për qytetarët por vetëm për stafin e komunës.

“A mos eshte lajm gabim sepse komuna nuk mundet me imponu kod te veshjes per qytetaret, veç per punetorët e vet”, ka shkruar Kraki.

(Kosova Sot Online)