Deputeti i VV’së thotë se populli nuk do të harrojë që dikush hyri në pazare teritoriale duke përkrahur Trumpin në fushatë

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 12:52
 Deputeti i VV’së thotë se populli nuk do të harrojë që dikush hyri në pazare teritoriale duke përkrahur Trumpin në fushatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, në një postim në profilin e tij në Facebook shkruan se populli i Kosovës nuk do t’i harroj ata që për të shpëtuar veten u futën në pazare territoresh.

Tutje ai thotë se dikush shtetin e vuri në shërbim të fushatës zgjedhore të Donald Trump, duke “nënshkruar marrëveshje të dëmshme sikur ajo e 4 shtatorit”.

Postimi i tij i plotë:

Populli i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harroj ata që për të shpëtuar veten u futën në pazare të pista territoresh.

Ata që për ta ruajtur pushtetin e tyre tradhtuan vullnetin e qytetarëve dhe rrëzuan Qeverinë Kurti.

Ata që hoqën reciprocitetin me Serbinë dhe që shtetin e vënë në shërbim të fushatës zgjedhore të Donald Trump, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme sikur ajo e 4 shtatorit.

(Kosova Sot Online)