Shqipëria përsëri në karantinë nga ora 22:00 deri në 06:00. Masat e reja duke filluar nga e mërkura

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 16:04
 Shqipëria përsëri në karantinë nga ora 22:00 deri në 06:00. Masat e reja duke filluar nga e mërkura

Komiteti teknik i ekspertëve në konferencën që po mban njoftoi masat e reja anti-Covid, ku Shqipëria hyn përsëri në karantinë nga ora 22:00 deri në ora 06:00.

Mira Rakacolli: Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni. Masa që ne kemi vendosur është izolimi i vendit nga ora 22:00 deri në ora 06:00. Lokalet dhe restoarantet mbyllur, përveç shërbimeve delivery. Hyjnë në fuqi të mërkurën, më datë 11. Rishikohen çdo javë.

(Kosova Sot Online)