Burgoset mësuesja që përdhunoi 15-vjeçarin, i riu ra në depresion

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 07:44
Burgoset mësuesja që përdhunoi 15-vjeçarin, i riu ra në depresion

Një mësuese është burgosur sot në Britani për më shumë se 2 vjet, për një aferë seksuale me një nxënës 15 vjeçar, i cili kishte menduar gjymtim të organit gjenital për t’i shpëtuar.

Fay McRobbie ishte 25 vjeçe kur joshi adoleshentin në shkollën e saj në Berkshire.

Në gjyqin në Gjykatën e Reading, u dëgjua të thuhej se ajo kishte detyruar të riun të regjistrohej në kursin e saj të arteve marciale, ku ajo e kishte puthur, dhe më vonë i mori virgjërinë në shtëpinë e një shoqeje.

Djali raportohet se ishte aq i tronditur nga kërkesat e saj sa që kishte menduar të gjymtonte organet e tij seksuale.

Në gjyq i tha gjithashtu se McRobbie kishte planifikuar një të ardhme për çiftin para se ai t’i jepte fund marrëdhënies.

Ai thotë se nuk e dontë mësuesen asistente dhe se kur ajo mësoi se ai kishte nisur një lidhej me një vajzë të moshës së tij, i kishet shkruar duke e kërcënuar se do të vriste veten.

Nxënësi tashmë 22 vjeçar dëshmoi në gjykatë për të shprehur se sa e kishte dëmtuar sjellja kontrolluese e mësueses.

Ai tha: “Fay mbështetej te unë emocionalisht dhe më bënte përgjegjës për ndjenjat e saj. Ajo vinte te unë nëse ndjehej e trishtuar dhe unë duhet të distancohesha për këtë nga miqtë e familja ime. Marrdhënia nisi të përkeqësohej, konfliktet bëheshin gjithnjë e më të shpeshta dhe çdo herë arsyet ishin akoma më të kota.”

“Unë hyra në depresion dhe nuk mund të flisja më, Fay ishte mikesha ime e vetme. I thashë se nuk e dashuroja më. Ajo nisi të qante duke më thënë se nuk mund të jetonte pa mua. Isha gati të bëja çdo gjë të shpëtoja prej saj, mora në konsideratë gjymtimin e organeve gjenitale”.

Adoleshenti shton: “Fay mori vesh për të dashurën time të re dhe u çmend fare,i vuri detyrë vetes të na ndante”.

Nxënësi që nuk është emëruar për arsye ligjore, shtoi: “desha vetëm të largohesha, por nuk isha gati, ishte hera e parë që isha i zhveshur para dikujt tjetër”.

Por pas prishjes së marrëdhënies, viktima i tregoi historinë e tij një prej punëdhënësve dhe me lejen e tij ai informoi policinë.

McRobbie u arrestua në 2019 duke pranuar më vonë tre raste të nxitjes së një fëmije të përfshihet në aktivitet seksual.

Duke dhënë dënimin për Fay McRobbie gjykatësi Judge Paul Dugdale tha: “Viktima ishte 10 vjet më i ri se ju kur u përfshitë fillimisht me të. Ju ishit në një post të besuar, si mësuesja e tij ndërsa e tratuar si një të dashur”.

“Ju ushtruat presion ndaj tij duke i thënë atij dhe të dashurës së tij se do të vrisnit veten”.

(Kosova Sot Online)