Historia e fotografisë së Hashim Thaçit, në vjeshtën e vitit 1997 në Francë

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 11:36
Historia e fotografisë së Hashim Thaçit, në vjeshtën e vitit 1997 në Francë

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur të hënën në seancën e parë gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës

Thaçi u deklarua i pafajshëm, teksa bëri të ditur se ka lexuar aktakuzën që po i bëhet dhe se pa asnjë dyshim i hedh të gjitha poshtë.

Këshilltari politik i Thaçit, Ismail Syla, ka shpërndarë një foto të kohës kur Thaçi jetonte jashtë Kosovës.

Ai tha se Thaçi mund të bënte jetë të qetë atje, por zgjodhi rrugën e lirisë, duke u kthyer nga Franca.

“I dënuar në mungesë me dhjetë vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë (e Danica Marinkoviqit) Hashim Thaçi u arratis në Perëndim. Atje, midis Parisit dhe Zürich-ut, mund të bënte jetë të qetë… por ai zgjodhi rrugën e lirisë. (Vjeshtë 1997, duke u kthyer nga Franca në Zvicër)”, ka shkruar Syla.

https://www.facebook.com/ismail.syla.54/posts/3715069255199628

(Kosova Sot Online)