Jozefina Topalli letër publike Jakup Krasniqit: Jam prekur e rrëqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme, ndjehem krenare

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 12:12
Jozefina Topalli letër publike Jakup Krasniqit: Jam prekur e rrëqethur duke dëgjuar fjalën tuaj të fuqishme, ndjehem krenare

Ish-kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli i ka përcjellë një letër publike ish-kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili po përballet me akuzat për krime lufte dhe dje u paraqit për herë të parë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan se është rrënqethur duke dëgjuar fjalën e Krasniqit, duke shtuar se ndjehet krenare.

Postimi i Topallit:

“I dashur Kryetar

Zoti Krasniqi!

Une jam shokuar nga lajmet per akuzat ndaj jush, dhe gjate gjithe ketyre diteve kam menduar gjithe kohen per ate qe po ndodh me Ju!

Une kam patur e ruaj nje respekt te vecante per ju e veprimtarine tuaj.

Sot , me shume se dje, ne cdo fjale, ne cdo fjali shoh njeriun e fyer por dinjitoz dhe te vertete!

Prove e pamerituar per ju, familjen tuaj e Kosoven kjo qe po ndodh me Ju!

Sakrifica juaj eshte autoriteti me i larte moral!

Ne cdo situate , perballe te gjitheve , nje njeri i lire , vetem per te qene i tille, eshte gati per te paguar cdo cmim.

Ju po paguani perseri nje cmim per lirine tuaj e te Kosoves!

Une si shume te tjere , jam prekur e rrenqethur duke degjuar fjalen tuaj te fuqishme! Por jam ndjere dhe krenare!

Sot jeni me lart se kurre! Une besoj se ju do fitoni edhe kete beteje te padrejte.

(Kosova Sot Online)