Dalin pamjet si u kap në Spanjë një ndër kriminelët më të rrezikshëm serbë

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 14:47
Dalin pamjet si u kap në Spanjë një ndër kriminelët më të rrezikshëm serbë

Në fillim të vitit, në Palma de Majorka është arrestuar Stefan Milojevic, djali i ish-futbollistit serb Goran Milojevic dhe kushëriri i ish-trajnerit të kuqezinjve, Vladan Milojevic.

Ish-futbollisti dhe luftëtari i MMA-së është në burg që nga ajo kohë, dhe dyshohet se është udhëheqësi i bandës “United Tribunes”, e themeluar në Gjermani.

Një dokumentar u publikua së fundmi në Spanjë, i cili zbulon në detajet më të vogla se si shkoi arrestimi i tij.

Bëhet fjalë për dokumentarin e shtëpisë mediatike DMAX, në të cilin Milojevic paraqitet si një nga tre kriminelët më të mëdhenj që “ranë” në Spanjë.

Videoja tregon policinë që hyn në apartamentin e tij në Majorka ku e gjen atë me një vajzë, dhe ndërsa po kontrollonin apartamentin e tij , Stefan Milojevic qëndron i qetë e u përgjigjet pyetjeve të inspektorit. Thotë se flet anglisht dhe se është nga Gjermania, duke konfirmuar se ai është luftëtar i MMA-së.

Gjatë kontrollit në apartamentet e Milojevicit, u gjet një sasi e madhe parash, narkotikë, si dhe distinktivë dhe uniforma të policisë.

(Kosova Sot Online)