Von Cramon pas takimit me ambasadorin Cufaj: Shpresojmë të shohim dritën në fund të tunelit për liberalizimin e vizave

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 14:49
Von Cramon pas takimit me ambasadorin Cufaj: Shpresojmë të shohim dritën në fund të tunelit për liberalizimin e vizave

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ku kanë diskutuar për liberalizimin e vizave.

Cufaj ka shkruar në Twitter se Von Cramon është një zë i fuqishëm në Evropë i kosovarëve për të drejtat e tyre.

“Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka vizituar ambasadën e Kosovës në Gjermani. Zonja von Cramon është një zë i fuqishëm i qytetarëve të Kosovës dhe një avokuese e të drejtave të tyre në Evropë”, ka shkruar ai

Më pas, Von Cramon ka rishpërndarë postimin e Cufajt duke thënë shpreson që më në fund të shihet drita në fund të tunelit sa i përket liberalizimit të vizave.

“Kënaqësia ishte e imja. Faleminderit shumë për mikpritjen në ambasadën e Kosovës në Gjermani dhe për shkëmbimin e thellë për zhvillimit politike në Kosovë. Shpresojmë që ne mund të shohim dritën në fund të tunelit së shpejti për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar raportuesja.

(Kosova Sot Online)