Sot del për votim në Kuvend Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 08:15
Sot del për votim në Kuvend Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Sot Projektligji për rimëkëmbje ekonomike del në lexim të dytë në Kuvend.

Pas shtatë tentimeve deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën që ta kalojnë në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Por që ky projektligj të vihet në funksion duhet që të  kalojë edhe në lexim të dytë.

E këtë gjë Kuvendi i Kosovës do ta provojnë këtë të mërkurë.

Shkëlzen Hajdini deputet nga radhët e LDK-së thotë se nëse  ky projektligj kalon do të jetë një infuzion për ekonominë e vendit. Hajdini shton se pret që të ketë një unitet nga  të gjitha partitë politike

Por, këtë dokument nuk do të votojnë partia më e madhe opozitare. Lëvizja Vetëvendosje thanë se është detyrë e Qeverisë ti kaloj projektligjet.

Kurse  të domosdoshme kalimin e këtij projektligji e shohin edhe ekonomistët.

Për të kaluar këtë projektligj nevojitën 61 votë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës

(Kosova Sot Online)