Policia e Kosovës apelon vozitësit për vendosjen e gomave të dimrit

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 09:04
Policia e Kosovës apelon vozitësit për vendosjen e gomave të dimrit

Policia e Kosovës mëngjesin e ditës së sotme ka dalë me një apel për vozitësit.

Nga PK-ja kanë bërë apel për vozitësit që të kenë kujdes të shtuar, kjo për shkak të reshurave atmosferike.

“Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët”, thuhet në reagim, ku janë dhënë edhe datat kur qytetarët duhet të vozisin me goma të dimrit.

Të gjithë vozitësit duhet të jenë të përgatitur me goma të dimrit nga 15 nëntori deri më 15 mars.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3604017142992129

(Kosova Sot Online)