Prizrenasi e bën për spital bashkëshorten e tij

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 09:41
Prizrenasi e bën për spital bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, meqenëse i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Rahovec 10.11.2020 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)