Azerët po festojnë, por në Nagorno-Karabak ka fituar dikush tjetër – Rusia

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 11:32
Azerët po festojnë, por në Nagorno-Karabak ka fituar dikush tjetër – Rusia

Ndonëse në Azerbajxhan po festohet si fitore marrëveshja e paqes me Armeninë, e ndërmjetësuar nga Moska, në Nagorno-Karabak është një fitues që ndoshta nuk është pritur – Rusia.

Përderisa tymi po largohet nga fushëbetejat rreth Nagorno-Karabakut dhe ngjyra e shkronjave po thahet në marrëveshjen me tri faqe, një gjë po bëhet gjithnjë më e qartë – Kremlini ka fituar, shkruan Free Europe.

“Rusia ia doli mirë në këtë”, tha Matthew Bryze, ish-anëtar i Grupit të Minskut, që është themeluar me qëllim të zgjidhjes së konfliktit mes dy ish-republikave sovjetike. “Putini ka mbizotëruar. Ai është kontrolluesi i lojës në këtë situatë”, shtoi ai.

Statusi i pazgjidhuri rajonit të kontestuar e vendos atë në një kategori që nga ekspertët njihet si konflikt i ngrirë. Këto konflikte që ndodhen përreth ish-Bashkimit Sovjetik janë vende ku Rusia luan një rol qendror, edhe duke i nxitur, edhe duke i luftuar tensionet.

Njësoj si në disa vende tjera, Rusia është munduar të dërgojë trupa në ose afër Nagorno-Karabakut si paqeruajtës, por më parë ka dështuar në këtë drejtim. Kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak të mungesës së besimit që Armenia dhe Azerbajxhani kishin që Rusia është një ndërmjetësuese e sinqertë.

Me marrëveshjen e re të paqes, Rusia arrin t’i dërgojë trupat në terren dhe potencialisht i largon përgjithmonë Parisin dhe Uashingtonin nga tabloja e ndikimit.

(Kosova Sot Online)