Ky pensionist vodhi 35 mijë euro nga fondet e kishës dhe i shpenzoi në femra

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 14:47
Ky pensionist vodhi 35 mijë euro nga fondet e kishës dhe i shpenzoi në femra

Pensionisti vodhi më shumë se 35 mijë euro nga fondet e kishës dhe i përdori ato nëpër faqe “për të rritur” dhe aplikacione takimi.

Ian Muschamp, 67 vjeç, fshehurazi ka plotësuar çeqe në emër të kishës për dy vite e gjysmë teksa ka punuar si bibliotekist për ministrin, shkruan “TheSun”.

Me kalimin e kohës policia e morri në pyetje dhe ai tha se ka përdorur paratë për të folur me femra në “faqe për të rritur”.

Muschamp u shpreh se edhe ai ishte viktimë e një burri që ishte paraqitur si një femër me emrin Jessica dhe i kishte treguar histori të dhembshura për të marrë para nga ai.

Ai u dënua me 16 muaj burgim, dhe 2 vite suspendim.

Gjykatësi iu drejtua atij gjatë seancës duke i thënë: “Thonë se askush nuk është më budalla se një budalla plak, dhe ju jeni dëshmia e gjallë e kësaj”. 

(Kosova Sot Online)