45-vjeçari dënohet me 5 vite burg, i vuri zjarrin spitalit me një cigare

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 07:21
45-vjeçari dënohet me 5 vite burg, i vuri zjarrin spitalit me një cigare

Një 45-vjeçar nga Uellsi është dënuar me 5 vite burg, pasi i vuri zjarrin pavionit të një spitali më 8 maj në Uells, duke ndezur një cigare ndërsa ishte në oksigjen.

Lee Williams ishte paralajmëruar, por nuk mund të rezistonte dot dhe ndezi cigaren në shtrat duke shkaktuar një zjarr brenda reparti ku qëndronte i shtruar, i cili u mbyll me një dëm prej 50 mijë paundësh.

Ai përfundoi në terapi intensive pas ngjarjes, duke rrezikuar jetën, ndërsa 35 pacientë të tjerë u evakuuan si pasojë e zjarrit nga dy pavione, në spitalin me rreth 1 mijë shtretër.

Të paktën 3 herë radhazi, stafi i spitalit e kishte ndaluar 45-vjeçarin të ndizte cigare, por sërish nuk kishin arritur ta ndalonin atë.

(Kosova Sot Online)