Nuk iu lejua ta vizitojë, 81-vjeçari i këndon serenata gruas së tij të shtruar në spital

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 08:13
Nuk iu lejua ta vizitojë, 81-vjeçari i këndon serenata gruas së tij të shtruar në spital

81-vjeçari, Stefano Bozzini, nuk mund ta vizitonte gruan e tij në spital për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Por në vend që të kthehej në shtëpi, ai rrëmbeu fizarmonikën dhe nisi të këndojë.

Veshur me një pulovër të kuqe, një kapelë me pendë dhe një maskë, Bozzini i këndoi serenata dashurie Carla Sacchit, gruas së tij prej 47 vjetësh.

Bozzini hapi “shfaqjen e tij” me “Sytë Spanjollë” të Engelbert Humperdinck para se të kalonte në listën e të preferuarave të së shoqes, e cila e shihte nga kati i parë i spitalit në Castel San Giovanni, një qytet në rajonin verior të Italisë Emilia-Romagna.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, shfaqja e Bozzinit është bërë virale në rrjetet sociale në Itali dhe përtej saj.

(Kosova Sot Online)