Gjakovari i dehur rreh gruan dhe babanë

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 10:28
Gjakovari i dehur rreh gruan dhe babanë

Policia e Kosovës ka arrestuar rreth mesnatës një person në Gjakovë, meqë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Gjakovë 12.11.2020 – 00:00. Është raportuar se i dyshuari m/k ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Vlen të ceket se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)