Tetë të dyshuar për ‘mashtrim’ dhe ‘pjesëmarrje në krim të organizuar’, kërkohet caktim paraburgimi ndaj tyre

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 12:32
Tetë të dyshuar për ‘mashtrim’ dhe ‘pjesëmarrje në krim të organizuar’, kërkohet caktim paraburgimi ndaj tyre

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 8 të dyshuarve A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh është bërë për shkak se dyshohen për veprat penale “Mashtrimi” si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

“Departamenti Special, në afat prej 30 ditësh, ndaj tetë (8) të dyshuarve me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z,, për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPK-së, si dhe “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 i KPK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. 

(Kosova Sot Online)