Në mungesë kuorumi, dështon rezoluta për shfuqizimin e vendimit të shuarjes së Task-Forcës

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 19:15
 Në mungesë kuorumi, dështon rezoluta për shfuqizimin e vendimit të shuarjes së Task-Forcës

Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovws ka dështuar të hedh në votim rezolutën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila synon të shfuqizojë vendimin për shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se kjo pikë do të shqyrtohet në ndonjë nga seancat e radhës, meqë në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 20 deputetë.

“Konstatoj se në sallë janë të pranishëm vetëm 20 deputetë, janë vetëm deputetët e LVV-së. Kështu që kjo rezolutë nuk mund të hidhet në votim. Do të vendoset, si pikë e rendit të ditës në ndonjë nga seancat e radhës”, deklaroi ajo.

Në pikën e tretë të kësaj rezolute të iniciuar nga deputetja nga radhët e VV’së Fatmire Kollcaku-Mullhaxha, thuhet se kuvendi dënon çfarëdo presioni apo ndikimi që ushtrohet mbi punën e policisë dhe sistemit të drejtësisë që kanë për qëllim pengimin e luftimit të korrupsionit.

(Kosova Sot Online)