Xhemajl Mustafa me një fjalim rrëqethës pas masakrës së Reçakut, ku u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 17:51
Xhemajl Mustafa me një fjalim rrëqethës pas masakrës së Reçakut, ku u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

21 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Pamje të rralla pas maskares së Reçakut ka publikuar edhe Esat Shala, që njihet nga të gjithë si një arkivues i luftës së UÇK-së.

Në këto pamje, shihet Xhemajl Mustafa, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mustafa pak ditë pas masakres së kryer nga forcat serbe, para banorëve të asaj ane kishte mbajtur një fjalim, ku dënonte ashpër krimin e bërë nga paramilitarët serbë.

Kujtojmë se më 23 nëntor të vitit 2000, Xhemajl Mustafa, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-liderit të atëhershëm të Kosovë, Ibrahim Rugova ishte qëlluar për vdekje në shkallët e apartamentit ku ai jetonte.

https://www.facebook.com/100004969834484/videos/1738842736291371/

(Kosova Sot Online)