Në vend të Rexhep Selimit emërohet Liburn Aliu

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 11:32
 Në vend të Rexhep Selimit emërohet Liburn Aliu

Liburn Aliu do të jetë ushtrues detyre i Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

“Ushtrues detyre do të jetë Liburn Aliu, nuk do të zgjedhim kryetar të ri, nuk kemi pse të nxitohemi por funksionalisht detyrën e tij do ta kryej Liburn Aliu, këtë e kemi vendosur në kryezi e në grupin tonë parlamentar”, tha Kurti në konferencë për media.

Tutje ai tha se është në kontakt me Rexhep Selimin.

“Përndryshe dy herë kam biseduar me Rexhep Selimin dhe aktivistëve e juve gazetarëve ju ka bërë të fala”, shtoi ai.

Po ashtu Kurti tha se UÇK nuk ka pasur grup kriminal brenda.

“Ajo çfarë pretendon prokuroria në aktakuzë është se në UÇK ka ekzistuar një grup Kriminal përbrenda, apo siç e quajnë ata ndërmarrje kriminale. Prokuroria e ka gabim s’ka pasur strukturë paralele kriminale, lajmi për njëfarë NPK-je brenda UÇK-së nuk është i vërtetë”, tha më tej ai.

(Kosova Sot Online)