Reagon Beogradi, kërkon nga ndërkombëtarët shtimin e sigurisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 09:27
Reagon Beogradi,  kërkon nga ndërkombëtarët shtimin e sigurisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë

Nga Beogradi kanë reaguar përsëri për vendosjen e Billbordit “Liria ka emër” afër Gracanicës.

Sipas drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq billbordet me emblemën e UÇK-së  të vendosura në Kosovë janë thirrje për dhunë.

Ai shtoi se në këto ditë, kur emocionet në popullatën shqiptare në Kosovë janë rritur për shkak të padive kundër ish-komandantëve të UÇK-së, është e nevojshme të sigurohet një prani e shtuar e sigurisë ndërkombëtare në zonat serbe dhe në jug të Ibrit.

“Procedurat e krimeve të luftës duhet të kryhen pa presion nga publiku për të paragjykuar vendimet, dhe kjo është një parakusht për përparimin në procesin e pajtimit ndëretnik.

Unë paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare se atmosfera në Kosovë është mjaft e tensionuar dhe se është e nevojshme të merren të gjitha masat e nevojshme parandaluese në mënyrë që të shmangen shpërthimet e dhunës ndaj serbëve dhe popullatës tjetër jo-shqiptare – tha Petkovië.

(Kosova Sot Online)